Një ditë pas zyrtarizimit të listave për kandidatë e Partisë Demokratike për zgjedhjet e 25 prillit, mësohet se në degën e selisë blu në Vlorë ka pasur konflikte për listat e kandidatëve.
Genc Deromema që është kryetari i PD Vlorë priste të kandidohej dhe nuk është në listë.
Ndërkohë Leskaj e kishte planifikuar që ta kishte.
Burime bëjnë me dije se drejtuesi demokrat për Qarkun e Vlorës Bujar Leskaj ka dhënë dorëheqjen, ndërkohë që mësohet se në qytetin bregdetar ka mbërritur edhe Agron Kuliçi.