Ndryshimet e menjëhershme të motit kanë krijuar konfuzitet te të gjithë.
Pas ditëve të nxehta që na ngjallën atmosferën e pranverës, temperaturat nisën të ulen brenda ditës gjatë fundjavës që lamë pas.
Disa video të mbërritura në redaksinë e Ora News, tregojnë qytetin e Bajram Currit i cili është zgjuar i zbardhur nga dëbora.
Banorët kanë dalë të pastrojnë pragjet e shtëpive, teksa siç duket trashësia e reshjeve ka arritur në disa centimetra.
Moti mësohet se do të nisë përmirësimin në ditët në vijim.