Muaji shkurt shënoi një fluks shumë të madh shtrimesh në Infektiv por duket se ditët e fundit situata është drejt normalizimit. Mësohet se ka një lirim kapacitetesh në këtë shërbim.
Ndërkohë në lirimin e kapaciteteve mund të ketë ndikuar edhe hapja e tre spitaleve rajonale Covid. Deri më 15 mars, urgjencat e Tiranës dhe ato që vijnë nga jugu i vendit do t’i drejtohen Infektivit.
Për rreth dy orë që gazetarja qëndroi tek Covid-1, raporton se nuk ka pasur asnjë urgjencë.
Por, situata problematike duket tek Onkologjiku, ku si thuajse gjithmonë, ka një fluks qytetarësh për shkak të mungesës së kapaciteteve për shërbimin e kimioterapisë.