Kryesocialisti ka krahasuar kandidatët socialistë me ato të opozitës. Duke krahasuar me Elbasanin, Rama në një krah kishte vendosur ministren e Arsimit, Evis Kushi dhe në krahun tjetër një filxhan kafeje.
Kjo duke nënkuptuar kryetarin e LSI-së, Monika Kryemadhi.
“Kë do të votojë Elbasani? Ministren e Arsimit apo Filxhanin e kafesë që hedh fall? Besoj se e kuptoni se përse e kam unë këtë”, tha Rama.
Kryesocialisti ka ironizuar të gjithë kandidatët e opozitës duke i vënë edhe epitetet ndaj tyre.