Kryeministri Edi Rama ka ironizuar kandidatët e opozitës për zgjedhjet e 25 Prillit. Kreu i qeverisë theksoi se nuk bëhet Shqipëria me figurat e vjetra që kanë vënë para një dhëndër.
“Kush mund ti fitojë betejat që i duhen Shqipërisë? Kush mund ta dërgojë vendin përpara përveç nesh?
Kush, cili, apo cila? Kush nga shqiptarët i ka lënë mendjen, veshët me fajde te Monika apo pa gale të iliri dhe Saliu, mund të mos e shikojë ndryshimin e madh.
Kanë nxjerrë përpara një dhëndër dhe janë nisur për dasmëm, me katastrenat e Gon Dukës, me kapsollat e Fatmir Mediut, me faqoren e Dash Shehit, me kecat e Tym Idrizit, me vetullat e Vangjel Dules, me preshët e Tritanin, me kasetat e Salianjit, me peshqirët e Mziut, simiten e Xhaferrit të Durrësit me rakinë e Leskos , me gërrnetën e Mesilës, kurrë në historinë e saj që nga 1912 nuk e kanë parë këtë tabor krushqish. Kurrë, por kanë frikë”, ka thënë Rama.