“Subjekt i dekriminalizimit”, PD i kërkoi KQZ të mos regjistrojë Tom Doshin, reagon PSD: Çdo kandidat është konform ligjit!

Shqipëria

“Subjekt i dekriminalizimit”, PD i kërkoi KQZ të mos regjistrojë Tom Doshin, reagon PSD: Çdo kandidat është konform ligjit!

Më: 10 mars 2021 Në ora: 13:41
Tom Doshi

Partia Socialdemokrate ka reaguar pas kërkesës që PD i bëri KQZ që të mos regjistrojë Tom Doshën për të garuar në zgjedhjet e 14 prillit.

Në deklaratë, PD thekson se Doshi është subjekt i ligjit të dekriminalizimit dhe nuk mund të marrë pjesë në zgjedhje. Me anë të një reagimi zyrtar, PSD i cilëson shpifje dhe akuza të pabaza duke shtuar se Doshi dhe të gjithë kandidatët në cdo qark të vendit janë konform ligjit.

Reagim zyrtar i Partisë Socialdemokrate të Shqipërisë:

Duke u nisur nga shpifjet dhe akuzat e pabaza, nga frika e humbjes në zgjedhjet e 25 Prillit, sepse Partia Socialdemokrate e Shqipërisë do jetë faktor i rëndësishëm në politikën shqiptare, ju bëjmë me dije se jo vetëm kryetari i PSD-së, Z. Tom Doshi, por edhe të gjithë kandidatët në çdo qark të vendit janë konform ligjit! PSD njeh, respekton Kushtetutën e Shqipërisë dhe ligjet shqiptare!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat