Rama: Nesër zyrtarizohet marrëveshja për patentat e shqiptarëve në Itali

Shqipëria

Rama: Nesër zyrtarizohet marrëveshja për patentat e shqiptarëve në Itali

Më: 10 mars 2021 Në ora: 14:18
Edi Rama

Kryministri Edi Rama dha një lajm të mirë për të gjithë shqiptarët ditën e sotme.

Ai tha se nesër ministrja Olta Xhaçka zyrtarizon në Romë marrëveshjen për lejet e drejtimit të shqiptarëve në Itali.

Kryeministri Rama postim në Facebook:

LAJM I MIRË

Nesër ministrja Olta Xhaçka zyrtarizon në Romë marrëveshjen për lejet e drejtimit të shqiptarëve në Itali.

Finalmente! Grazie Luigi di Maio e grazie a tutti quelli che hanno lavorato pazientemente per arrivarci

Adesso avanti con l’accordo sulle pensioni degli Albanesi in Italia, cittadini esemplari che onorano l’amicizia fraterna tra l’Italia e l’Albania, lavorando duro e contribuendo nel economia italiana oramai da tanti anni

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat