Jo vetëm Tirana, por edhe Qarku i Elbasanit është shesh-betejë e eksponentëve të lartë të forcave kryesore politike.
Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka zhvilluar takime me drejtuesit e fushatës atje – sekretarët e përgjithshëm të socialistëve dhe demokratëve, Taulant Balla dhe Gazment Bardhi, por edhe kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi.
Gjatë gjithë kësaj periudhe, ambasadorja amerikane, në mënyrë të vazhdueshme, ka bërë thirrje për zgjedhje me integritet dhe lista të pastra kandidatësh për deputet. Nga përfaqësuesit e partive politike një prononcim për median e dha kryetarja e LSI-së.
“Diskutuam për situatën e fushatës në të gjithë qarkun e Elbasanit, ku ajo që ka më shumë rëndësi është t’u krijojmë shanse të gjithëve të votojnë. Të mos ushtrohet presion institucioneve shtetërore me ndihmën ekonomike dhe konfliktin e interesit që ka prokurori i Elbasanit, që e ka vëllain të tretin në listën e PS për të vazhduar me krijimin e mundësive që të ketë sa më shumë gra e vajza që të jenë pjesë të gjithë asaj që është e domosdoshme përfaqësues”.