Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka zhvilluar disa takime me drejtues politik në qarkun e Elbasanit dhe pas kësaj ka mbajtur një konferencë për gazetarët në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit.
Sa i përket dekriminalizimit, Kim theksoi se Sekretari i Departamentit të Shtetit ka përcaktuar tre emra, por zgjodhi që të mos i përmendë.
“Pas këtij procesi, disa prej kandidatëve mund të skualifikohen. Kjo nuk ka lidhje nëse SHBA e pëlqejnë apo jo dikë, dhe gjithashtu kjo ka të bëjë me faktin nëse sekretari i shtetit në bazë të hulumtimeve nëse përbën kërcënim për SHBA, mund të kishte ardhur koha nëse përbën kërcënim.
Janë tre persona që Sekretari i Shtetit të SHBA që ka përcaktuar, nuk do flas me emrat e tyre por mund të shihni. Për çështjen e listave më lejoni të them që këndvështrimi i SHBA është i qartë. Mendoj që partitë e kanë marrë në konsideratë, ndoshta jo të gjitha, por pjesa më e madhe. Tashmë këto janë me KQZ dhe është detyrë e tyre dhe e prokurorëve që të bëjnë vettingun e kandidatëve.
Fuqia përfundimtare qëndron tek votuesit. Në fakt, një përmirësim nga e shkuara është fakti që zgjedhësit do të votojnë jo vetëm për partinë, por edhe për kandidatin. Kam dëgjuar që blerja e votës është problem. Atyre që përpiqen të bëjnë blerjen e votës duke të them që po thyeni ligjin. Atyre që u kërkohet tu blihet vota, dua tu them që vota juaj është pushteti juaj.
Kemi folur për praktikën e zakonshme që votuesit marrin celularët në vendin e votimit që të votojnë votën e tyre. Jam e lumtur që kam mësuar që KQZ ka thënë që do të ndalojë kategorish marrjen e celularëve brenda vendeve të votimit. Kjo gjithashtu e bën më të vështirë blerjen e votës.
Sikurse e dini, bisedat e mia me drejtuesit politikë janë të qarta”, u shpreh Yuri Kim.