Shqipëria pasnesër pranon edhe 38 mijë e 400 doza të vaksinës ‘Astrazeneca’

Shqipëria

Shqipëria pasnesër pranon edhe 38 mijë e 400 doza të vaksinës ‘Astrazeneca’

Më: 10 mars 2021 Në ora: 18:38
Edi Rama

Shqipëria ka nisur vaksinimin e qytetarëve prej disa muajsh.

Ndërsa pasnesër në Shqipëri do të arrijnë edhe 38 mijë e 400 doza të vaksinës Astrazeneca.

Kjo gjë është bërë e ditur nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Ama tha se këto janë dozat e para të kësaj vaksine dhe pas arritjes nis menjëherë vaksinimi i mësuesve.

Ndryshe Kosova është nga vendet e pakta në botë që nuk ka siguruar ende asnjë dozë vaksinë antiCOVID.

Njoftimi i plotë:

 LAJM I MIRË

Pasnesër mbërrijnë 38400 DOZAT E PARA TË VAKSINËS ASTRAZENECA dhe nisim menjëherë vaksinimin e mësuesve.

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat