Kush janë tre emrat që nuk tha Yuri Kim?

Shqipëria

Kush janë tre emrat që nuk tha Yuri Kim?

Më: 10 mars 2021 Në ora: 21:31
Foto

Deklarata e ambasadores amerikane Yuri Kim ditën e sotme se Sekretari i Departamentit të Shtetit ka përcaktuar tre emra si të papërshtatshëm si kandidatë, por zgjodhi që të mos i përmendë, ka ngritur debate.

Se kush janë këta 3 persona, nuk ka asnjë emër konkret, ndërsa analistët në Open lanë jashtë hamendësimet.

Mentor Kikia: Ambasada e ka në praktikë që nuk referon njerëz që u heq vizën dhe shpallja e kandidatëve si të papëlqyeshëm.

KQZ i di se kush janë, se Kim e ka takuar disa herë Celibashin me kërkesën që të mos përfshihen këta njerëz, dhe KQZ është filtri i fundit sepse mesa duket kanë deportuar këta emra. KQZ tani se di sa kohë do ketë se janë më shumë se 1000 emra.
Nuk dua të flasim me hamendësime.

Spahiu: Nëse do i referohemi politikisht ne i kemi shumë borxhe SHBA sepse kanë investuar shumë për dekriminalizmin.
Çështja është te precedenti i rrezikshëm në të ardhmen, a kemi të bëjmë me persona në hetim që janë shpallur të pafajshëm apo vijon, apo kemi të bëjmë me të tjerë që janë dënuar.

Kikia: Kim që ka qenë më këmbëngulja në këtë , flet për persona të padëshiruar, me rekorde, ata që janë non grata, raste korruspioni.

Gjekmarkaj: Unë besoj që PD ka traditë të ketë lista të pastra, tendencat kanë qenë kundër krimit. Mendoj që opinionet e SHBA janë të rëndësishme por nuk mendoj se këto opinione kanë qenë rigoroze.Krimi ka marrë një formë tjetër tani në PS.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat