Në Çim Peka Live, ndërsa debati është përqëndruar te listat e deputetëve dhe cilësia e tyre, drejtuesi i emisionit ka bërë një deklaratë të fortë gjatë përplasjes me kandidaten socialiste në Tiranë, Elisa Spiropali. Çim Peka tha se vetëm një muaj më parë Edi Rama I cili sot shan Agron Dukën ka tentuar të joshë këtë të fundit të futet në koalicionin e tij, madje kanë drekuar, por siç tashmë joshja e Ramës ka dështuar.
Peka: Pse Nasip Naço dhe Lefter Koka kur i serviren Ramës nuk janë gjellë e përtypur? Pse kur Duka i duhet Ramës është i mirë, kur nuk i duhet është i keq.
Ai Agron Duka që Rama tallej sot, dhe unë i dalë për zot fjalës që them, e ka ftuar me negociues dhe ka drekuar dhe Rama i është lutur ti bashkohet koaliconit të tij.
Spiropali: Të gjitha këto kulisa i dini ju, unë këto nuk di.