Kryeministri, Edi Rama një ditë pas publikimit të listës së kandidatëve për të deputetë ka nisur fushatën denigruese ndaj figurave të opozitës.
Analisti Andi Bushati e konsideron këtë fushatë negative si strategji për të shmangur llogaridhënien për 8 vitet në pushtet.
“Sa herë është në vështirësi mundohet të bëhet karagjoz.
E bën sepse kërkon të shmangë bilancin që duhet të paraqesë para zgjedhjeve ku duhet të shpjegojë pse u rrit borxhi publik, pse buxheti i arsimit nuk është 5% dhe pse nuk ka krijuar vende pune”, shprehte z. Bushati.