Drejtori i ARRSH: Brenda sezonit turistik hapim Bypass-in e Vlorës

Shqipëria

Drejtori i ARRSH: Brenda sezonit turistik hapim Bypass-in e Vlorës

Më: 11 mars 2021 Në ora: 00:11
Ergys Verdho

Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar Ergys Verdho deklaroi se brenda muajve të verës do të jetë gati Bypass-i i Vlorës. Në një intervistë me gazetaren Jonida Shehu në ABC, Verdho deklaroi se sot kjo vepër është ndërtuar në 70% të formës së saj.

“Është një financim i BE. Me Berzh dhe BE. Është një kontratë shumë e bukur në pjesën panoramike. Sot vepra është në 70% të përfundimit të punimeve. 60% e gjurmës është ndërtuar. Sipas gjasave sezoni turistik do e kapë të përfunduar”, tha Verdho.

Ai foli edhe për rrugën e lumit të Vlorës, tunelin e Llogarasë dhe rrugën e Arbrit ndërsa deklaroi se unaza veriore në Tiranë pritet të nisë brenda vitit 2023.

“Ne rrugën e lumit të Vlorës është mbaruar 80% e punës. Punimet kanë nisur edhe në rrugën Orikum-Dukat. Tuneli i Llogarasë mund të nisë brenda vitit 2021.

Rruga e Arbrit, pranvera e këtij viti e gjen rrugën të bashkuar. Vera e këtij vitin e gjen të hapur rrugën për në Peshkopi.  Nga pallati me shigjeta në drejtim të bulevardit të ri dhe nga bulevardi i ri në drejtim të Shkozës. Po detajojmë projektin dhe do ta zbardhim në ditët në vijim që të ndërtohet në 2023”, deklaroi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat