Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu konfirmoi sot gjatë një konference për media praninë e mutacionit të ri britanik në vendin tonë.
Manastriliu tha se pas bashkëpunimit të ISHP-së me institutin homolog të shëndetit publik në Ankara u konfirmua mutacioni i ri.
“Mutacioni britanik është detektuar.
Dyshimet e arsyeshme që ekspertët tanë patën që në momentin që filloi një rritje e infektimeve tashmë është e konfirmuar nga detektimi në laborator që Shqipëria ka në qarkullim variantin e ri britanikun, të Covd-19”, tha ministrja Manastirliu.