Mblidhet komiteti teknik i ekspertëve, Manastirliu jep lajmin çfarë do ndodhë me masat shtrënguese

Shqipëria

Mblidhet komiteti teknik i ekspertëve, Manastirliu jep lajmin çfarë do ndodhë me masat shtrënguese

Më: 11 mars 2021 Në ora: 11:36
Ogerta Manastirliu

Masat shtrënguese anti-Covid 19 që janë aktualisht në fuqi në vend nuk do të ndryshojnë.

Lajmin e dha sot në mbledhjen e komitetit teknik të ekspertëve ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

“Situata epidemiologjike, shohim që kemi një tendencë të uljes të qëndrueshme të infektimeve ditore prej 1 marsit, por vlerësohet që kemi ende një numër të spitalizimeve dhe fataliteteve si rrjedhojë e infektimeve në rritje prej janarit.

Numri i infektimeve mbetet shqetësues në kontekstin nacional dhe europian e rajonal, ka tendencë të rritjes së numrit të infektimeve dhe pse janë në mbylljen e dytë apo të tretë.

Ndaj sikurse ka diksutuar komiteti në orët e para të mëngjesit të sotëm, e në mbledhjet e përditshme, vlerëson që masat të qendrojnë të njëjtat në raport edhe me vlerësimin më në dinamikë të situatës”, tha Manastirliu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat