Presidenti Meta i kërkon Ramës të dalë me ndjesë publike: Tërhiq mbrapsht sulmin dhe fjalorin ordiner të përdorur ndaj Grida Dumës

Shqipëria

Presidenti Meta i kërkon Ramës të dalë me ndjesë publike: Tërhiq mbrapsht sulmin dhe fjalorin ordiner të përdorur ndaj Grida Dumës

Më: 11 mars 2021 Në ora: 12:36
Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka reaguar publikisht dhe i kërkon kryeministrit Edi Rama të dalë me një “ndjesë publike dhe të tërheqë mbrapsht sulmin dhe fjalorin ordiner” ndaj ish-deputetes së PD Grida Duma, njëkohësisht kandidate për deputete në zgjedhjet e 25 prillit.

“E dënoj me ashpërsi dhunën verbale dhe linçimin publik, të papranueshëm për traditën shqiptare dhe çdo shoqëri demokratike, të bërë ndaj zonjës, njëherazi nënë e një fëmije të mitur, Grida Duma.

Asnjë ndarje politike nuk mund t’i japë të drejtë revanshit të rrugaçërisë, për më tepër kur këto sulme të papranueshme për moralin njerëzor dhe etikën institucionale, konsumohen nga personat e veshur me autoritetin e shtetit”, shkruan në reagimin  e tij kreu i shtetit.

Reagim i Presidentit të Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta

E dënoj me ashpërsi dhunën verbale dhe linçimin publik, të papranueshëm për traditën shqiptare dhe çdo shoqëri demokratike, të bërë ndaj zonjës, njëherazi nënë e një fëmije të mitur, Grida Duma.

Asnjë ndarje politike nuk mund t’i japë të drejtë revanshit të rrugaçërisë, për më tepër kur këto sulme të papranueshme për moralin njerëzor dhe etikën institucionale, konsumohen nga personat e veshur me autoritetin e shtetit.

Duke besuar në reagimin e fuqishëm të shoqatave që angazhohen për mbrojtjen e të drejtave të grave, i bëj thirrje Kryeministrit ende në detyrë, të kërkojë ndjesë publike dhe të tërheqë mbrapsht sulmin dhe fjalorin ordiner të përdorur ndaj zonjës Duma.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat