Kryeministri Edi Rama mblodhi sot në Vlorë deputetët aktualë dhe kandidatët që janë në listën e PS për qarkun e Vlorës, në zgjedhjet e 25 prillit, ku tha se objektivi maksimal është të fitojnë një mandat më shumë nga sa kanë aktualisht, pra të arrijnë në 9 deputetë.
Mbledhja vjen pasi Rama ka kërkuar përjashtimin nga Partia Socialiste të kreut të Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli.
Burime për “Panorama.al” bëjnë me dije se kreu i qeverisë u ka nisur një mesazh anëtarëve të Asamblesë së PS-së, ku kërkon përjashtimin e Lelit pas refuzimit që ky i fundit i bëri ftesës për të qene pjesë e listave të kandidatëve të PS në Vlorë.
Rama ka njoftuar anëtarësinë se Dritan Leli nuk do jetë më pjesë e PS dhe nuk do shfaqet me kryeministrin dhe me Damian Gjiknurin në fushatë.
Në fjalën e tij, Rama sot theksoi se skuadara e PS qe shkon ne garen e 25 prillit eshte e perbere nga ata “që kanë pasur një kontribut të posacëm në këto vite, kanë qenë super korrekt me agnazhimet e Kuvendit e kanë vijuar vijimësisht pranë komunitetit”.
“Këtu ne jemi një skuadër ku pozicionet ndryshojnë, ky secili bën detyrën sipas pozicionit e ku të gjithë shtyjmë përpara një progres ku në Vlorë është në sytë e të gjithëve”, theksoi Rama.
“Sot është dita e parë e përpjekjes për 25 prillin, së pari dua të shpreh falenderimin për ata të cilët nuk janë pjesë e skuadrës që do bëjë ndeshjen drejtpërdrejt në fushë për 25 prillin.
Por që me shumë mirëkuptim, respekt për PS, e mbi të gjitha me shumë përkushtim për qëllimin e përbashkët jo vetëm që skanë shprehur asnjë pakënaqësi por përkundrazi janë bashkuar me ne e kështu do të kemi një skuadër më të gjerë se sa lista e deputetëve se në të do jenë bashkë me ne deri në 25 prill dhe deputetët që janë aktualisht në Kuvend, që nga Vilma, tek Fatja, Andrea, që kanë pasur një kontribut të posacëm në këto vite, kanë qenë super korrekt me agnazhimet e Kuvendit e kanë vijuar vijimësisht pranë komunitetit”.
Kryeministri Edi Rama vuri në dukje arsyen pse lista e skuadrës që garon për zgjedhjet parlamentare është rifreskuar.
“Arsyeja e rifreskimit të skuadrës lidhet me domosdoshmërinë për të përfshirë dhe të tjerë, për të dhënë një mesazh të qartë edhe për të tjerë akoma që nuk janë pjesë e kësaj skuadre, por që janë pjesë e skuadrës socialiste të Vlorës që këtu ne jemi një skuadër ku pozicionet ndryshojnë, ky secili bën detyrën sipas pozicionit e ku të gjithë shtyjmë përpara një progres ku në Vlorë është në sytë e të gjithëve.
Ndërkohë jemi të hapur dhe për të tjerë djem e vajza që meritojnë të kenë shansin
objektivi ynë për Vlorën është të marrim padiskutim si bazë numrin që kemi 8 deputetë e deputete e të synojmë maksimizimin e forcave duke kapur objektivin maksimal prej 9 deputetësh”.
Rama tha se PS e kërkon mandatin e tretë të qeverisjes në Vlorë e gjithë Shqipërinë “si një kohë për të vazhduar projektin e madh të transformimit të vendit”.
Duke folur për ndryshimet që pritet të ndodhin në Vlorë me projektet e nisura, Rama tha se “ambicia jonë është që të kemi 4 aeroporte në Shqipëri në mbarim të mandatit të tretë. Aeroporti i Kukësit, i Tiranës, që në javët në vijin do nisin investime për zgjatjen e pistës, terminalin e ri, e do ulim çmimet shumë të larta që i kanë mërzitur shunmë njerëzit që venë e vijnë, ai i Vlorës e Sarandës”.
Rama u ndal edhe tek programi ekonomik i PS në funksion të mandatit të tretë që socialistët kërkojnë.
Rama tha se parashikohet rritje graduale e pagës minimale deri 400 mijë lekë e mos taksimit të pagës 400 mijë lekë në muaj për të gjithë.
Sipas Ramës, 67% e njerëzve që sot punojnë e paguhen deri në 400 mijë lekë nuk do të paguajnë më tatim fitimi mbi pagën.
“Rishikimi i shkallës së progresivitetit mbi pagën do sjellë që paga deri në 2 mln lekë në muaj të pësojë ulje, problem që ka dalë me ata që i përkasin një shtrese menaxherësh në kompani e ata që e kanë pagën mbi 1.5 mln”.