Kryeministri Edi Rama dhe Damian Gjiknuri kanë zhvilluar ditën e sotme një takim me kandidatët për deputet në Qarkun e Vlorës.
Ish ministri i skandaleve Damian Gjiknuri po drejton fushatën e Partisë Socialiste në qytetin e Vlorës, u shpreh se ky qytet do të vrapojë me forcë dhe energji të reja nga Partia Socialiste.
Gjiknuri është një nga ish ministrat e qeverisë Rama i dyshuar për afera korruptive ku në lojë kanë qenë shuma marramendësë. Gjiknuri është nje nga të akuzuarit për megaferën e abuzimit të parave. Por sot ai ka harruar skandalet dhe ka dalë me premtime të mëdha për të ndryshuar Vlorën dhe rrethinat e saj.
“Krahasimi që bëri Kryeministri me skeletin dhe muskulin dhe energjia e re që do japë maksimumin e saj në Vlorë, ky trup që do quhet skuadër.
Vlora nuk ndalet është kthyer në polin më të rëndësishëm të zhvillimit pas Tiranës.
Vlora i ofron gjithë bregdetit shqiptar atë që kanë kërkuar të gjithë.
Në po shkojmë drejt zgjedhjeve me realizime jo me llafe.
Vlora duhet të “vrapojë” ka motiv të fortë një ekip i cili do të na çojë në fitoren e zgjedhjeve .
Rama është kapiteni i të gjithë qarkut, unë jam me origjinë nga Vlora, të gjithë na kanë thënë drejtues për tu përshëndetur”, u shpreh Gjiknuri