Ulet ndjeshëm numri i rasteve me COVID-19 në Berat, 15 raste të reja në 24-orët e fundit

Shqipëria

Ulet ndjeshëm numri i rasteve me COVID-19 në Berat, 15 raste të reja në 24-orët e fundit

Më: 11 mars 2021 Në ora: 19:30
Foto ilustrim

Ulet numri i infektimeve me koronavirus në Berat. 15 është numri total i rasteve të infektimeve në qarkun e Beratit në 24-orët e fundit, ndërkohë që shpërndarja e rasteve sipas qyteteve është: 11 raste në Berat, 2 raste në Kuçovë, 1 rast në Skrapar dhe 1 rast në Poliçan. Siç duket edhe nga shifrat, rastet ditore po vijnë duke u ulur gjatë muajit mars në qarkun e Beratit.

Të infektuarit e ditës së sotme rezultojnë të jenë kontakte familjare të rasteve të mëparshme dhe mosha e të infektuarve është nga 27-72 vjeç. Edhe në Repartin Covid-19 në Spitalin Rajonal të Beratit numri i të shtruarve është ulur ndjeshëm.

Nga 14 që ishte numri i të shtruarve një javë më parë në këtë repart ka shkuar në 8 dhe-sipas mjekëve-gjendja shëndetësore e pacientëve është e stabilizuar dhe pa komplikacione.

E ndërkohë që shifrat ditore flasin për një ulje të ndjeshme të rasteve ditore në qarkun e Beratit, edhe numri i rasteve aktive është përgjysmuar, krahasuar me të njëjtën periudhë të muajit të kaluar. Aktualisht në qarkun e Beratit janë 420 raste aktive, ndërkohë që zonat më të prekura gjatë 10-ditëshit të parë të marsit mbeten zonat rurale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat