Dritan Leli refuzoi futjen në listën e PS/ Rama flet për mesazhin që i nisi me Damian Gjiknurin

Shqipëria

Dritan Leli refuzoi futjen në listën e PS/ Rama flet për mesazhin që i nisi me Damian Gjiknurin

Më: 11 mars 2021 Në ora: 21:38
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka folur edhe një herë për refuzimin e ftesës së kryebashkiakut të Vlorës, për t’iu bashkuar listës së Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 prillit.

I ftuar në emisionin “Real Story”, në News 24, Rama tha se Leli ka PS do t’i fitojë zgjedhjet edhe pa Dritan Lelin, ndërsa shtoi se “kush nuk është gati për t’i dhënë skuadrës, nuk ka pse të jetë në skuadër”.

Pjesë nga instervista: 

Pyetje: Çfarë ka ndodhur me zotin Leli? Përveç asaj që dimë refuzimit të Dritanit për të qenë pjesë e listës?

Rama: Nuk ka ndodhur asgjë. Unë i kam kërkuar të përfshihet në skuadrën e Vlorës. Ai ka refuzuar dhe kaq.

Pyetje: Pse ka refuzuar? Pse duhet të meritonte këtë lloj ndëshkimi në një letër lexuar socialistëve më parë nga zoti Gjiknuri dhe mesazhi që ju dhatë në publik?

Rama: Nuk ka pasur asnjë letër dërguar nga unë dhe lexuar nga Damiani. Ka qenë një mesazh që unë kam çuar, se nuk isha dot i pranishëm dje. Shumë i thjeshtë, shumë i shkurtër, pa asnjë ekuivok, që përderisa Dritan Leli refuzoi të ishte pjesë e skuadrës, skuadra do të fitojë pa Dritan Lelin, kaq.

Pyetje: Përderisa parashikuat ta vendosnit në listë parashikuat se mund të kishte ndikim në elektorat? Nuk donte të ishte i përfshirë në fushatë?

Rama: Nuk ka asnjë ndëshkim dhe nuk përbën problem që duhet të marrë minuta këtu. Kjo është një çështje e brendshme e jona dhe parim themelor për çdo skuadër që është një skuadër që synon të fitojë një ndeshje. Kush nuk është gati për t’i dhënë skuadrës, nuk ka pse të jetë në skuadër. Kaq e thjeshtë është. Është shumë e rëndësishme për Vlorën dhe gjithë Shqipërinë që ministrja e Energjisë është në udhëtim, ku nesër do të firmosë memorandumin me palën amerikane për investimin në transformimin e TEC të Vlorës.

I pyetur sërish për këtë çështje, Rama u shpreh shkurt: “Kjo temë është e mbyllur dhe i takon të djeshmes”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat