Mbrëmjen e sotme, kryeministri Edi Rama ka treguar arsyet kërkon një mandat të tretë qeverisës.
Kjo ka sjellë reagimin e menjëhershëm të kryedemokratit, Lulzim Basha, i cili në një postim në facebook shkruan: “Ato që nuk bëre këto 8 vjet, nuk do t’i bësh kurrë në 4 vitet që vijnë!”
Sot nga Kavaja, Basha tha se Shqipëria është e shqiptarëve jo e një grushti horrash, duke paralajmëruar se: “Kush guxon t’i kërcënojë shqiptarët për votën, do ta pësojë më zi se ç’ja punon mendja sot!”
Basha u shpreh se do të investojë që “ekonomia të fillojë, të punojë në mënyrë që të rritet fuqia blerëse e njerëzve, t’i rikthehen normalitetit, t’i rikthehen mundësisë për të fituar gëzime dhe në veçanti do të jetë në vëmendje biznesi dhe sipërmarrja e grave”.