Dhjetë mijë doza të vaksinës ruse “Sputnik V” pritet të vijnë në Shqipëri

Shqipëria

Dhjetë mijë doza të vaksinës ruse “Sputnik V” pritet të vijnë në Shqipëri

Më: 12 mars 2021 Në ora: 00:53
Foto ilustrim

Dhjetë mijë doza të vaksinës ruse  “SPUTNIK V” pritet të vijnë këto ditë në Tiranë.

Burime të qeverisë thanë se ato janë një dhuratë për Shqipërinë, nga një vend mik, por pa përmendur nga cili shtet vijnë.

Qeveria Shqiptare i hapi rrugën një ditë më parë, me anë të një akti normative, aplikimit edhe të vaksinës ruse “SPUTNIK V”, veç vaksinave “PFIZER” dhe “Astra Zeneca”.

Në aktin normative të qeverisë shprehimisht thuhet: “Dhënien e autorizimit ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin për zhvillimin e negociatave me prodhuesit, me distributorë të autorizuar, me qeveritë ose institucionet e autorizuara prej tyre, të vendeve që prodhojnë ose distribuojnë vaksina anticovid, për të siguruar këto vaksina, të cilat janë të certifikuara nga trupa certifikuese në vendin e prodhimit të tyre.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat