Partia Socialiste ka korrigjuar listën e kandidatëve për deputetë në qarkun e Elbasanit.
Ky korrigjim vjen pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vërejti parregullsi në listën e PS, sa i përket përfaqësimit gjinor.
Për këtë është postuar nga vendi i 12 Marsida Hyseini, e cila është kaluar në vendin e 13.
Ndërkohë, Shkëlqim Bullari, i cili ishte në vendin e 13 në listë, ka kaluar tashmë në vendin e 12.