Isa Sakja, ish-kryebashkiaku i Kavajës ka reaguar pasi u procedua si organizator për pritjen e djeshme të kreut të PD, Lulzim Basha. Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Sakja shkruan se nuk i tremb asgjë. Sipas tij, policia e shtetit nuk duhet të përdoret “si vegël qorre e qeverisjes në ikje.”
Gjithashtu, ish kryebashkiku shkruan se nuk frikësohet një qytet që lirinë e ka të shenjtë.
Kujtojmë se kryedemokrati Lulzim Basha u prit me brohoritje nga një numër i madh qytetarësh pasi mbërriti në Kavajë. Pas kësaj, policia në kuadër të organizimit për tubim në kohë pandemie ka proceduar penalisht 20 persona.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/March/12/auto_skdkdkdkdkddkdkdk1615548929.jpg)
Mes tyre, si organizator u procedua edhe Isa Sakja. Po ashtu, në kuadër të respektimit të masave anti-covid për tubimet politike, policia ka gjobitur me shumën 5 milionë lekë Partinë Demokratike.