Troci: Vaksinat anti-Covid dhe efikasiteti kundër varianteve të reja

Shqipëria

Troci: Vaksinat anti-Covid dhe efikasiteti kundër varianteve të reja

Më: 12 mars 2021 Në ora: 13:39
Albert Troci

Mjeku Albert Troci, në një intervistë foli për situatën epidemiologjike, vaksinat dhe efikasitetin e tyre kundër varianteve të reja koronavirusit.

Sa i përket variantit britanik, ai tha se ky variant ka  një transmetueshmëri më të lartë, ndërsa shtoi se më shumë panik ka shkaktuar varianti brazilian dhe ai i Afrikës së Jugut.

Të dhënat për situatën epidemiologjike duhet t’i shikojmë me kujdes dhe të mos i japin terren skeptikëve, tha ai duke shtuar se vaksina e AstraZeneca e cila është parë me skepticizëm, ka kaluar një rrjet të fortë etapash për tu pranuar.

Pyetje: Efikasiteti i vaksinës AstraZeneca për variantet e reja të Covid?

Troci: Afrika e Jugut e ka ndalur përdorimin e vaksinës së AstraZeneca pasi u raportuar se kishte një efektivitet më të ulët. Por në gjendjen klinike të rëndë në shtrimin në spital sido të jetë të mbron. Nuk është e njëjta mbrojtje si Pfizer në sëmundjen e rëndë, por të jep një mbrojtje të lehtë. Të mos harrojmë se efikasiteti i vaksinës së gripit është 50% shumë i ulët, por bëhet sepse sidoqë të jetë të mbron.

Pyetje: Personat që ka histori alergjish mjaft të rënda, si duhet vepruar në Shqipëri për përdorimin e vaksinës?

Troci: Besoj se bë këtë fazë mjekët duhet të jenë shumë të qartë në kërkimin e të dhënave për historinë klinike të pacientit.

Më tej ai shtoi vaksinat kanë kaluar fillimisht testin e sigurisë dhe më pas është dhënë edhe miratimi i tyre për tu aplikuar.

“Kjo është pak e vështirë sepse që të bësh vaksinën duhet të jesh edhe i sigurt, por të gjitha vaksinat që janë aprovuar kanë kaluar një rrjet të fortë etapash për tu pranuar dhe për të kaluar testin e sigurisë. Ne kemi 16 milion banorë në Evropë të vaksinuar me AstraZeneca pra efektet anësore që kemi pasur janë shumë të ulëta”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat