Përplasja e Presidentit Meta me Policinë, Rama: T’i japësh Ilirit shansin e pestë është…

Shqipëria

Përplasja e Presidentit Meta me Policinë, Rama: T’i japësh Ilirit shansin e pestë është…

Më: 12 mars 2021 Në ora: 15:04
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama nga Durrësi paralajmëroi “çudi” ditët dhe javët në vijim, ndërsa tha se qeveria do t’i “mbrojë shqiptarët” nga çfarë “që mund të sjellë çdo mbështetje e tepërt për ata që nuk e meritojnë një shans të dytë e jo më shans të 5”.

“Në ditët në vijim në javët në vijim do të jemi në përpjekje për të mbrojtur në radhë të parët shqiptarët nga të gjitha çuditë e mundshme që mund të sjellë çdo mbështetje e tepërt për ata që nuk e meritojnë një shans të dytë e jo më shans të 5.

Ti japësh Saliut e Ilirit shansin e pestë është realisht të kthesh Shqipërinë prapa për të pestën herë, kjo nuk do ndodhë por apeli im për gjithë durrsakët edhe si durrsak është që mos e kurseni mbështetjen për ne që mos kursejmë asgjë për ju“, u shpreh Rama.

Deklarata e Ramës nga Durrësit vjen pasi kreu i shtetit pati një përplasje me forcat e Policisë Bashkiake në zyrat e FRD-së në Tiranë dhe paralajmëroi uniformat blu që nëse nuk zbatojnë ligjin do përfundojnë ‘nën këpucët e popullit si policët e Mubarakut”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat