Në mes të një krize të madhe siç është pandemia, në një vakum pushtetesh, ku SHBA nuk e ka marrë ende fuqinë e saj në rajonin tonë, e kur Angela Merkel shpalli largimin, Kina ka lëshuar një silurë të fortë në Ballkan.
Një silurë që më shumë se Rusia, po pa e përjashtuar atë po tregon fuqishëm se është e gatshme të hyjë egërsisht në gadishull.
Në një mesazh të paraparë më parë deri më sot, në një mënyrë që Pekini nuk e kishte bërë asnjëherë kaq fuqishëm, Presidenti dhe Sekretari i Partisë Komuniste Kineze, Xi Jinping ka lëshuar një sinjal në Sarajevë, për të treguar se Kina do pjesën e vet në Ballkan.
Natyrisht jo si dikur Shqipërinë që e përdorte si flamur ngaqë nuk ishte anëtar i OKB-së, por sot kur është shtrirë nga Muri i madh kinez në Budapest me investime dhe me një linjë të frikshme komunikacioni.
Mediat e Bosnjës kanë sjellë dje si lajmin më të madh të ditës, sapo President i vendit është zgjedhur i tmerrshmi i Republika Serbska-s, Milorad Dodik, urimin për ditëlindje nga njeriu i dytë më i fuqishëm i botës; Xi Jinping.
“Marrëdhëniet midis Republikës Popullore të Kinës dhe BiH janë zhvilluar mirë në vitet e fundit dhe se bashkëpunimi pragmatik ka dhënë rezultate të frytshme.
Kohët e fundit, me ftesën time, ju morët pjesë në Samitin e Liderëve të Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore dhe kështu dhatë një kontribut të rëndësishëm në mbajtjen me sukses të këtij tubimi. Kina është e gatshme të punojë me të gjitha palët, përfshirë BiH, për të zbatimi i marrëveshjes së Samitit. Bashkëpunimi midis Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore do të ngrihej në një nivel edhe më të lartë”, thekson Xi.
Kina sot thuajse e ka përmbytur Ballkanin me vaksinat e saj anti-Covid. Madje siç bën të ditur media boshnjake ‘Avaz’, vaksina kineze do të prodhohet në Serbi për t’u shpërndarë në të gjithë Ballkanin perëndimor.
Sot paradite, edhe kryeministri Edi Rama urdhëroi blerjen e vaksinës kinese. Deri në këto momente: Serbia, Mali i Zi, Bosnjë-Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut kanë porositur vaksinën kineze. E cila prodhohet në sasi të mëdha aktualisht në Turqi.
E pikërisht, kleçka e Bablokut për të lejuar vaksinën kineze, për të cilën ka ushqyer prej disa javësh analistët e tij t’i kërkojnë, duket se do të zgjidhet.
E nga do të thoni ju?
Nga Turqia, ku pritet që prej javës së ardhshme Shqipëria të “përmbytet” me vaksina kineze të produara në Turqi, e ku mund të vaksinohen një masë e madhe njerëzish.
Logjikë e cila në kulmin e një fushate elektorale do të kthehet në një “miting me pjesëmarrje të paparë” për PS-në.
Vaksina kineze e prodhuar në Turqi.
Rama riktheu turqishtën pas 500 vjetësh dhe ne jemi vend i NATO-s?
Nëse flasim për një përafrim me BE-në, kjo mund të duket gjithnjë e më shumë një utopi, e cila realisht po kthehet në një shpresë të largët.
Në Shqipëri po ndërtojnë turqit, arabët, Serbi, Mal të Zi e Bosnjë po ashtu, kujdesin shëndetësor po e bëjnë kinezët, Rusia po sjell naftën e Turqia dronët, po ku po shkojmë?