Policia italiane ka arrestuar një 46-vjeçar shqiptar. Në pranga ka rënë Gerti Selimaj, autor i vrasjes së dy vëllezërve në Vlorë. Ngjarje kjo e ndodhur në vitin 1998.
Selimaj u përball me dy vëllezërit Beqir dhe Elmaz Hasho fajtorë për sulmin ndaj një të afërmi të tij dhe, pas një përleshjeje, ai i qëlloi për vdekje të dy.
Selimaj ishte gjithashtu i njohur edhe për policinë italiane, pasi në vitin 2015 u arrestua komunën e Martina Franca nën akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë.
Ngjarja e 23 viteve më parë në Vlorë:
Më 22 nëntor të vitit 1998 në lagjen “Pavarësia”, në Vlorë një i afërm i Gerti Selimajt mbeti i plagosur në vitin 1998 në Vlorë.
Të dy vëllezërit e dërguan në spital të plagosurin, por akoma nuk dihet se si nisi ngjarja. Në spital ka shkuar edhe i afërmi i të plagosurit, Gerti Selimaj, i cili u ka kërkuar llogari vëllezërve për një armë që ishte zhdukur nga vendngjarja.
Ata janë përplasur në ambientet e spitalit dhe më pas Selimaj ka vrarë me armë zjarri dy vëllezërit Hasho. Selimaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg” për vrasje me paramendim dhe armëmbajtje pa leje.