I mbaroi mandati në KQZ, PS emëron te Autoriteti i Konkurencës Denar Bibën

Shqipëria

I mbaroi mandati në KQZ, PS emëron te Autoriteti i Konkurencës Denar Bibën

Më: 12 mars 2021 Në ora: 18:16
Ish-kryetari i KQZ, Denar Biba

Ish-kryetari i KQZ, Denar Biba është zyrtarisht anëtar i Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës.

Projektvendimi i miratuar në Kuvend ditën e hënë me 91 vota pro, 8 kundër dhe 10 abstenim sot është botuar në Fletoren Zyrtare.

Në fund të vitit të kaluar Bibës i përfundoi mandati si zv/ kryetar i institucionit të menaxhimit të zgjedhjeve në Shqipëri pasi u krijua KQZ-ja e re.

Mandati i Bibës si anëtar i Autoritetit të Konkurrencës është 5 vite.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat