Pak minuta më parë, një sherr mes të rinjve është regjistruar në Elbasan.
Burime për mediat bëjnë me dije se si pasojë e konfliktit ka mbetur i plagosur një i ri.
Ai thuhet se ndodhet në gjendje kritike për jetën, pasi ka marrë plagë në pjesë të ndryshme të trupit dhe në kokë.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të saj.