Kryeministri Edi Rama duke komentuar përplasjen e Presidentit Ilir Meta me policinë Bashkiake tek zyrat e FRD në Tiranë, e ka cilësuar veprimin e presidenti si një shfaqje klinikisht e rëndë.
Më tej Rama ka shtuar sipas tij se Presidenti Meta ka çrregullime shëndetësore.
“Një shfaqje klinikisht e rëndë dhe natyrisht kërkon solidaritet njerëzor.
Jo më me dikë që është President që ka çrregullime shëndetësore dukshëm të rënda” ka thënë Rama ndër të tjera.