Kreu i PD, Lulzim Basha ka vizituar ditën e sotme Lezhë ku ëhstë pritur atje nga simpatizantët e PD-së.
Basha po shtu takoi një familje në vështirësi ekonomike dhe tha se nesër në qeveri do të jetë krahë familjeve të tilla, teksa akuzoi kryeministrin Rama dhe qeverinë se janë lodhur në këto 8 vite vetëm për veten.
Ai shtoi se menjëherë sapo të vijë në qeveri do të rikthejë të gjitha të përjashtuarit pa të drejtë nga ndihma ekonomike, si dhe do ta dyfishojë këtë ndihmë.
Për Bashën tashmë në betejë shqiptarët janë bashkë dhe për të më e mira do të bëhet.
Basha: Asnjë fëmijë nuk ka për të mbetur pa studiuar për shkak të pamundësisë ekonomike. Arsimi do t’i japë mundësi atyre të ja dalin dhe të ecin përpara në jetë. Lezha i ka mundësitë të krijojë vende punë.
Janë paratë tuaja, i kanë çuar tek një grusht njerëzish. Do të bëhet më e mira, do ju ndihmojmë. Të paktën gjatë pandemisë do ju ndihmojmë me shpenzimet. E para që duhet të lagojmë është ai që për 8 vite nuk ju ka ndihmuar. Kur pushteti është në duart e e një njeriu, do të punojmë bashkë. Do iu çlirojmë nga taksat e larta.
Lezha ka pasuri të jashtëzakonshme. Ka prosperitet të jashtëzakonshëm, prosperitet. Një nga zonat më të bukura të ballkanit. Kemi një plan për biznesin e vogël, për turizmin. Duhet vullnet, duhet vetëm një qeveri që mendon për njerëzit, jo për veten. Jemi të gjithë bashkë. Ju ftoj të bëheni bashkë me ndryshimin në 25 prill, që Lezha të fitojë, fermerët të fitojnë.