Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka folur edhe një herë për marrëveshjen e gazit natyror të lëngshëm të bërë mes Shqipërisë dhe SHBA-ve.
Përmes një postimi në Twitter, Yuri Kim shkruan se kjo është një marrëveshje shumë e rëndësishme për vendin tonë dhe rajonin.
Yuri Kim: Kjo është një marrëveshje strategjike e rëndësishme – jo vetëm që do të diversifikojë burimin e energjisë për Shqipërinë, por gjithashtu do të rrisë furnizimin dhe sigurinë e energjisë për Shqipërinë & rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Hap gjithashtu rrugën për investime amerikane më të mëdha në Shqipëri, duke çuar në më shumë vende pune dhe mundësi për të dy vendet.