Ndarja nga jeta e mjekut Gerond Husi/ Basha mesazh ngushëllimi

Shqipëria

Ndarja nga jeta e mjekut Gerond Husi/ Basha mesazh ngushëllimi

Më: 13 mars 2021 Në ora: 15:57
Lulzim Basha dhe Gerond Husi

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas ndarjes nga jeta para kohe të mjekut të njohur endokrinolog, Gerond Husi, i cili humbi betejën e tij për jetën përballë virusit të rrezikshëm.

Në mesazhin e tij ngushëllues, kryedemokrati Basha shkruan se Husi ishte një humbje e madhe për mjekësinë, shoqërinë dhe familjen, ndërsa shton se në këto kohë të vështira për njerëzimin është e dhimbshme të humbasim vlera profesionale e njerëzore.

“Sot me dhimbje mesova për një humbje tjetër, atë të dr. Gerond Husit, një mjek e profesionist i shkëlqyer, njerëzor e i papërtuar, një pedagog mendjendritur, një njeri që kushdo me krenari e pati mik e shok.

Shumë e vështirë të shkruash për humbjen e një mjeku, familjari, djali e prindi model.

E dhimbshme që në këtë kohë po humbasim vlerat profesionale dhe njerëzore.

Janë humbje të pazëvendësueshme për gjithë mjekësinë, mendimin shkencor e intektual, për shoqërine dhe familjen.

U prehsh në paqe, dr. Gerondi!” shkruan Basha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat