“Jetë të gjatë o Ilir Meta”, pas përplasjes së djeshme me policinë këngë për Presidentin

Shqipëria

“Jetë të gjatë o Ilir Meta”, pas përplasjes së djeshme me policinë këngë për Presidentin

Më: 13 mars 2021 Në ora: 17:24
Ilir Meta

Pas përplasjes së djeshme mes presidentit të vendit, Ilir Metës dhe efektivëve të policisë në rrjet kanë shpërthyer një valë memesh për situatën e krijuar.

Por krijimtaria s’është mbyllur me kaq.  Rapsodi Gëzim Ahmetaj, një këngëtar i njohur dhe muzika ku identifikohet më shumë është ajo popullore rapsodike i ka kushtuar një këngë presidentit.

“Jetë të gjatë o Ilir Meta”, titullohet kënga, ndërsa klipi bashkon momentet kulminante të deklaratave të kreut të shtetit.

“Që kur vdiq Gjergj Kastrioti burrë më të fortë nuk ka patur kombi, gjithmon të paçim o Ilir Meta” – janë disa prej vargjeve që këndohen nga Gëzim Ahmetaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat