Ish-deputetja e PD-së Jorida Tabaku, ka vijuar takimet në terren, nga ku ka theksuar se Shqipëria është në varfëri dhe e vërteta nuk është ajo që mediat e pushtetit servirin.
‘E vërteta nuk është ajo që shihni në mediat e pushtetit. Jo! Shqipëria është në varfëri, Tirana është e dërrmuar nga korrupsioni’, shkruan Tabaku në Facebook.
Postimi i plotë i Jorida Tabakut:
E vërteta nuk është ajo që shihni në mediat e pushtetit. Jo! Shqipëria është në varfëri, Tirana është e dërrmuar nga korrupsioni.
Prandaj gjithsecili kërkon një ndryshim që ka nisur dhe do kurorëzohet në 25 prill. Shqipëria është e ngopur me propagandë dhe ka nevojë të ndërtojë të ardhmen.
Ne kemi një plan dhe po e ndjejmë përditë mbështetjen tuaj. #ShqiperiaFiton