​Rama premton sasi më të mëdha të vaksinave anti-Covid

Shqipëria

​Rama premton sasi më të mëdha të vaksinave anti-Covid

Më: 13 mars 2021 Në ora: 20:12
Foto

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se edhe pse pak besonin se do t’i gjenin vaksinat para shumë të tjerëve, ata do të vazhdojnë t'i rrisin në sasi pa u ndalur dhe do ta çlirojnë popullin nga ankthi e shtrëngesat e kësaj lufte.

“Ashtu siç askush nuk e besonte se ne do t'i shëronim plagët e tmerrshme të tërmetit pa humbur kohë dhe sot shërimi i tyre vazhdon pa u ndalur.

Ashtu edhe vaksinat që pakkush besonte se do t'i gjenim para shumë të tjerëve, ne do të vazhdojmë t'i rrisim në sasi pa u ndalur dhe do ta çlirojmë popullin tonë nga ankthi e shtrëngesat e kësaj lufte, pa mbetur mbrapa të tjerëve”, ka shkruar ai në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat