Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi vijon me fushatën derë më derë, ndërkohë që sot është ndodhur në Berat.
Derën kësaj here ia ka hapur një zonjë që quhet Margarita, e cila në video dëgjohet teksa kërkon shpresë për të ardhmen e të rinjve të vendit.
“Përulem para këtyre fjalëve të ëmbla nga Margarita zemra e Beratit, por e vetmja mbretëri që do doja të shikoja është Shqipëria “mbretëria e mundësive për të rinjtë”, shkruan Kryemadhi përbri videos.