Parashikimi/ Ja si do të jetë moti sot

Shqipëria

Parashikimi/ Ja si do të jetë moti sot

Më: 14 mars 2021 Në ora: 07:07
Foto ilustrim

Vendin e pret një fundjavë me vranësira të dendura me kthjellime të pakëta në veri e qendër, ndërsa në jug me vranësira e kthjellime.

Reshje shiu në veri e pjesërisht në qendër. Intensiteti i reshjeve i ulët e përkohësisht mesatar në veri. Borë në male në veri.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut mesatare e hera herës e vrullshme në bregdet. Për këtë shkak temperaturat do të pësojnë rritje ditën e diel. Valëzimi i forcës 3 dhe 4 ballë.

Ju urojmë të kaloni një fundjavë të bukur! 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat