23-vjeçari Ernejt Shyti dyshohet se është ekzekutori i Behar Sofisë. Raportohet se vrasja e Sofisë është bërë me pagesë, ndërsa policia ka arrestuar edhe tre bashkëpunëtorët e 23-vjeçarit nga Kërraba dhe Fushë Kruja.
Shyti është shprehur se i ishin premtuar 50 mijë euro për vrasjen e Sofisë, shumë të cilën ai thotë se nuk e ka marrë.
Sa i përket autorit, ai punonte si bojaxhi në Mal të Zi, ku edhe u arrestua.
Më parë, ai nuk kishte rekorde kriminale, por vëllai i tij binjak rezulton me precedentë penalë.