Dy persona kanë mbetur të plagosur në Elbasan, si pasojë e një aksidenti që u regjistrua pak pas mesnate.
Ngjarja u regjistrua në lagjen “Shënkoll”, ku bëhet me dije se drejtuesi i një automjeti me targat AA 379 IN humbi kontrollin e makinës që më pas doli nga rruga dhe me një shtyllë betoni.
Për pasojë mbetën të plagosur rëndë drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri që po udhëtonte bashkë me të.
Ata u transportuan menjëherë në Spitalin Rajonal të Elbasanit.