Për herë të parë në Ballkanin Perëndimor ka nisur zhvillimi i një tjetër sporti ujor të aventurës.
Ai quhet Pack Rafting dhe jo vetëm është një sport i ri ujor edhe në Shqipëri por edhe më i thjeshtë se Rafting tradicional.
Sipas Blerina Ago nga Active Albania ky lloj sporti të jep mundësinë ta marrësh gomone pa pasur nevojën e makinës, pasi ajo peshon vetëm 3 kg dhe si e tillë mund të merret për tu praktikuar edhe në zona ku nuk futen automjetet.
Këtë vit kjo risi do të aplikohen në Liqenin e Pogradecit për sezonin turistik.
Pjesë të këtyre sporteve ujore të aventurës bëhen edhe të rinj të apasionuar pas natyrës dhe aventurës i tillë është edhe Eduart Ceko , i cili e sheh si mundësi mjaft të mirë për turizmin vendas këtë lloj risie.
Pack Rafting është një sport i cili edhe në situatë pandemia është ndër më të përshtatshmit pasi në gomonja është e personalizuar.
Synimi i të rinjve që kanë ndërmarrë këtë iniciativë është jo vetëm të sjellin një risi për Pogradecin por ata kanë përfshirë në guidat e tyre edhe hiking në zonat malore ku ka liqene natyrorë çka i jep këtij lloj sporti aksesin e duhur për tu zhvilluar.