Kryeministri Edi Rama ka uruar sot qytetarët e Elbasanit dhe gjithë Shqipërisë me rastin e Ditës së Verës.
Kreu i qeverisë ka zgjedhur të postojë një video në rrjetet sociale, ku shfaqen kartolina nga qyteti i Elbasanit. Në sfond Edi Rama ke vendosur këngën tradicionale “Elbasan i bukur, Elbasan”.
“Gëzuar Ditën e Verës!”, shkruan Rama, duke e kujtuar këtë festë përmes qytetit të origjinës së saj, Elbasanit.
Më herët urime për Ditën e Verës kanë ardhur edhe nga kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha si dhe presidenti Ilir Meta.
Përpos mesazhit të urimit, kreu i shtetit tha edhe një mesazh, duke u shprehur se: “Pas një dimri të gjatë e të vështirë, pranvera po vjen furishëm”.