Basha tjetër mesazh Ramës pas konfliktit në Elbasan

Shqipëria

Basha tjetër mesazh Ramës pas konfliktit në Elbasan

Më: 14 mars 2021 Në ora: 12:18
Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar sërish lidhur me incidentin që ndodhi sot në Elbasan, ku pati përplasje mes militantëve të PS e PD.

Basha thotë se Rama e provokoi qytetin e Elbasanit duke treguar rëndimin që e ka kapluar, ndërsa i bëri thirrje kreut të qeverisë që të heqë dorë nga shoqërimi me kriminelë, pasi nuk e tremb dot fuqinë e popullit.

“Dua ta them fare qartë se koha e Edi Ramës ka marrë fund dhe Edi Rama fare mirë e di këtë. Është për të ardhur keq që edhe javët e fundit, siç ka bërë rëndomtë këto 8 vite, ai provokoi qytetin e Elbasanit duke treguar rëndimin që e ka kapluar me miqtë e tij kriminelë. Por koha kur qytetarët e Elbasanit ishin nën hyqmin e Edi Ramës ka marrë fund.

Më 25 prill kjo do të ndryshojë, qyteti do tu kthehet qytetarëve. Ku do të shkosh Edi Rama do të marrësh të njëjtën përgjigje, do të shohësh fuqinë e njerëzve që nuk i tremb dorë nga shoqërimi me kriminelë. 25 prilli do të jetë dita e fitores së shqiptarëve, do të jetë dita e bashkimit kundër të keqes”, tha Basha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat