Deputeti i opozitës parlamentare Andi Përmeti ka denoncuar një skandal të qeverisë shqiptare në shkollën e parë shqipe në Korçë.
Përmeti përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan se Shqipëria është i vetmi vend ku gjerat me vlerë i heqin dhe i kthejnë në favore personale për të përfituar tendera.
Ndër të tjera në postimin e tij deputeti shkruan se shkolla e parë shqipe, e cila ishte një aset për kombin në të ardhmen do të kthehet në një bar kafe.
Ai ka theksuar se asgjë antike nuk ka ngelur në këtë godinë.