Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, me anë të një video të shpërndarë në “Facebook” shkruan se ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, gënjen për numrin e të moshuarve mbi 80 vjeç në Shqipëri.
Vasili thekson se kur ministrja gënjen edhe për këtë shifër, vetëm mund të imagjinohet sesi gënjehet për numrin e të vdekurve nga Covid. Ai shton se të tilla gafa iu marrin jetën qytetarëve.
Postimi i nënkryetarit të LSI-së Petrit Vasili:
Genjeshtra, qe ju marrin jeten qytetareve.
Ministrja thote me gojen plot qe 80 vjeçaret jane 46 mije persona.
INSTAT -i, i vete Qeverise thote qarte, qe jane 82 mije persona.
Pra 36 mije qytetare mbi 80 vjecc i fshiu nga defteri ministrja.
Keshtu genjejne edhe per mbi 8 mije e ca vdekje te padeklaruara te shkaktuara nga COVID.
Keshtu genjejne per çdo gje dhe as mijra vdekjet dhe dhjetra mijra te semuret nuk i shqetesojne fare Edi Ramen dhe rilindasit e vet qeveritare!
Shikoni VIDEON, shikoni dhe te dhenat e ISTAT dhe gjykoni.