Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha poston në profilin e tij në Facebook disa foto nga takimi i sotëm që kishte me qytetarët në Elbasan me rastin e Ditës së Verës.
Basha shfaqet në një prej fotove teksa një vajzë i lidh veroren në dorë.
“Ne do të sjellim ndryshimin për fëmijët e Elbasanit dhe për të gjithë fëmijët e Shqipërisë! Ndryshimi po vjen!”, shkruan Basha.