Veliaj nga Kavaja: “Luli erdhi mbi Range Rover 100 mijë euro, për t’u thënë njerëzve jam më lart se ju; Sjellja e Metës, mesjetare”

Shqipëria

Veliaj nga Kavaja: “Luli erdhi mbi Range Rover 100 mijë euro, për t’u thënë njerëzve jam më lart se ju; Sjellja e Metës, mesjetare”

Më: 15 mars 2021 Në ora: 14:22
Erion Veliaj

Nga Kavaja, drejtuesi politik për PS-në, Erion veliaj tha se Shqipëria ka nevojë për njerëz që i shërbejnë dhe jo për njerëz që duan të tregojnë se kush është shefi, apo për të tjerë që i bëjnë duan t’i marrin gjërat me dhunë.

“Kur shikon birin e botës që hipën mbi Range Rover-in, si podium 100 mijë euro, për t’i thënë të tjerëve: ‘Unë jam më lart se ju! Ju jeni aty në rrugë të duartrokisni, unë jam mbi Range Rover, si shef i madh’. Nuk na duhen shefa, na duhen shërbëtorë, na duhen njerëz që na ndihmojnë dhe punojnë”, u shpreh Veliaj.

Duke ju referuar këngëtares së famshme, Çiljeta Xhilaga, e cila sot u shfaq krah tij, Veliaj tha se pavarësisht bindjeve të ndryshme politike, me rëndësi është që të mos ketë përçarje dhe të mendohet bashkarisht për të ardhmen.

Teksa sjelljen e Presidentit të Republikës, Veliaj e ka cilësuar si mesjetare. Sipas tij, ata që nuk janë rehat, degradojnë në ekstreme të tilla.

“Nuk është e thënë të mendojmë të gjithë njësoj: nëse nuk bie dakord, shko gjykatë, por nuk rrihesh, në 2021 kjo është sjellje mesjetare. Kemi një shprehje që thotë: E bën nga belaja, kërcen nga belaja. Do të thotë se kush është i parehatshëm, kush është i dëshpëruar ka sjellje të dëshpëruara. Ai që është rehat me lëkurën e tij, që nuk i ka rënë në qafë askujt, që beson tek e drejta, tek e mira, tek e bukura, tek bashkimi, s’ka nevojë të rrihet me njeri dhe s’ka nevojë të ulërasë apo të mallkojë njerëz”, përfundoi Veliaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat