Monika Kryemadhi: Aleanca strategjike me SHBA, themeli i ecjes përpara të Shqipërisë

Shqipëria

Monika Kryemadhi: Aleanca strategjike me SHBA, themeli i ecjes përpara të Shqipërisë

Më: 15 mars 2021 Në ora: 15:07
Monika Kryemadhi

Në 30-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi shprehet se Amerika ishte garancia më e madhe se komunizmi nuk do të kthehej më.

Kryetarja e LSI thekson se edhe sot pas 30 vitesh, aleanca strategjike me SHBA është “themeli i ecjes përpara të një Shqipërie ku duhet të sundojë shteti i së drejtës, ku mbrohen demokracia, vota e lirë dhe liritë e të drejtat e qytetarëve dhe që ecën drejt një të ardhme të prosperuar ekonomike”.

Mesazhi i plotë

Rivendosja e marrëdhënieve diplomatike me SHBA, para 30 vitesh, ishte garancia më madhe dhe jetike se komunizmi nuk do të kthehej kurrë më në Shqipëri dhe se rruga e demokracisë do të ishte pa kthim. Edhe sot pas 30 vitesh, SHBA janë në krah të demokracisë në Shqipëri ashtu siç kanë qënë në krah të saj edhe për anëtarësimin ne NATO dhe Integrimin Europian. Çdo shqiptar në Shqipëri dhe Kosovë do të jetë mirënjohës për jetë, SHBA-ve për kontributin e jashtëzakonshëm dhe të pazëvendësueshëm për çlirimin dhe pavarësimin e saj. Aleanca jonë strategjike me SHBA është themeli i ecjes përpara të një Shqipërie ku duhet të sundojë shteti i së drejtës, ku mbrohen demokracia, vota e lirë dhe liritë e të drejtat e qytetarëve dhe që ecën drejt një të ardhme të prosperuar ekonomike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat